Jyrgen Klop me të drejtë ishte i ekzaltuar pas fitores 3-1 që Liverpuli arriti në Sauthempton, duke marrë përkohësisht kreun e renditjes në Premier Ligë.
Një gol i shpejtë i Sauthemptonit prishi planet e Liverpulit dhe trembi tifozët e The Reds, por Keita ktheu baraspeshën dhe në fundin e takimit Salah e Henderson siguruan fitoren.
Fitorja e ngjit Liverpulin në krye, me 2 pikë më shumë se Siti, që ka një ndeshje më pak, ndërsa Klop lavdëroi lojtarët e tij për fitoren e pestë rresht.
“Njerëzit duan që të luajmë si Mançester Siti, por nuk jemi në gjendje ta bëjmë atë gjë, në luajmë futbollin tonë”, tha Klopp. “Kemi 82 pikë, është diçka e pabesueshme në një kampionat të çmendur dhe të gjithë po presin çfarë do të bëjmë. Jam krenar. Është e pabesueshme.
SCENES! ?
The boss is buzzing. ? pic.twitter.com/FomRlAQXLD
— Liverpool FC (@LFC) April 5, 2019
“Ishte fantastike, u thashë djemve që kemi mentalitet të shkëlqyer mes nesh. Ishim të organizuar, ushtruan presing në mesfushën kundërshtare, thjesht duhet të rregullojmë fazën e mbrojtjes kur kundërshtari niset në kundërsulm. Ata shënuan një gol, mbrojtja nuk ishte perfekte, por ruajtëm qetësinë.
“Në punojmë për momentin, nuk e presim momentin. Pas pushimit rinisë punën dhe ndeshja u vendos nga dy gola të mrekullueshëm në kundërsulm.
“Salah nuk mund të pasonte për golin e tij, eci, eci dhe gjuajti në mënyrë fenomenale. Jam shumë i lumtur për paraqitjen, e dinim që nuk do ishte e lehtë këtu. Sauthemptoni ka një ekip shumë të organizuar, por shneiam dy gola të mrekullueshëm.
“Është një moment mjaft delikat dhe të gjithë janë të emocionuar. Zakonisht duhen 70-75 pikë për të shkuar në Champions dhe 90 pikë e diçka për të fituar titullin. Jemi ende në garë, kjo është diçka e bukur”.