Klauzola që tremb Realin, Vinicius bën gati valixhet

Reali i Madridit pagoi jo pak, por 45 milionë euro për të transferuar Vinicus Zhunior. Braziliani 18-vjeçar është cilësuar si një nga talentet më të mëdha, por për momentin në Spanjë po mendojnë që sulmuesi të luajë me ekipin e dytë, ku shënoi edhe dy gola në takimin e fundit.

Por ekziston frika se si mund të trajtohet Vinicius në ndeshjet e Real Kastija. Në sfidën me Atletikon e Madridit braziliani provoi edhe të kafshohej nga një kundërshtar. Gjithashtu drejtuesit po shohin edhe zhvillimin e sulmuesit.

Ndërkohë Marca bën me dije se Vinicius mund të largohet në janar, pasi në marrëveshjen mes palëve ka një klauzolë të veçantë që i jep mundësinë sulmuesit të huazuohet te Flamengo deri në fund të sezonit nëse nuk përshtatet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *