Klaudio Bravo i mrekullueshëm, Ronaldo në shtëpi

Nuk ka trofe në Kupën e Konfederatave për Portugalinë dhe Ronaldon.

I ka çuar në shtëpi Kili, por sidomos Klaudio Bravo.

I jashtëzakonshëm portieri kilian, sepse pas 120 minutash pa gola, priti tre penallti portugeze.

3-0 pas 11-metërshave, triumf i merituar, me një Kili perfekt në fazën mbrojtëse. Portugalia vuajti shumë për të krijuar raste për gol, duke gabuar me Andre Silvën një rast ideal në pjesën e parë, ashtu si Sançez për Kilin.

Në shtesa Kili ishte superior dhe në fund goditi dy herë shtyllën, por fati ishte kundër. Gjithsesi, mendoi Bravo të siguronte finalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *