“Kjo është surprizë për mua”, Murinjo i pakënaqur nga toka në të cilën u rrit Broja: E papërshtatshme për futboll

Roma do të përballet me Viteshen në Ligën e Konferencës ditën e sotme. Trajneri i verdhekuqve ka folur në prag të sfidës, ku ka prekur edhe çështjen e cilësisë së fushës, në të cilën një vit më parë u rrit edhe talenti shqiptar, Armando Broja. Murinjo ka shprehur habinë e tij se si është e mundur që të luajë për herë të parë në Holandë në një terren jo të përshtatshëm për futboll.

“Kam filluar karrierën time me Luis van Galin, kështu që mund të shpreh vetëm mirënjohjen time ndaj tij dhe holandezëve. Megjithatë, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të fushës tani, ndoshta qasja sulmuese holandeze po ndryshon? Kam më shumë se 20 vjet që vij në këtë vend dhe terreni ka qenë gjithmonë në gjendje të shkëlqyer. Nuk e kuptoj se si është e mundur.

Kjo është një surprizë për mua, sepse kjo është hera e parë që luaj në Holandë në një fushë që nuk është e përshtatshme për futboll. Do të jetë shumë e vështirë për të luajtur, por ne jemi këtu për të arritur një rezultat të mirë dhe për të arritur çerekfinale”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *