“Edi Rama nuk është kryeministri im”, ish-presidenti i KOKSH flet hapur: E di sesi e mori Fidel Ylli, bënte dokumente fallco

Ish-presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, ka folur hapur në “MCN Sport Zone” sa i përket historisë së vjetër për mënyrën sesi u zgjodh Fidel Ylli në këtë post drejtues. Bezhani shfaqi pakënaqësinë edhe për mënyrën sesi Edi Rama u shfaq përpara nisjes së sportistëve shqiptarë për në Lojërat Olimpike. Shumë dyshime ka ngritur Asambleja që zgjodhi presidentin e ri të KOKSH ku u përjashtuan disa Federata të rëndësishme në vend, mes tyre edhe futbollit. Për këtë arsye çështja është ankimuar në instancat më të larta dhe pritet përgjigje rreth paligjshmërisë që mund të jetë kryer në këtë rast.

“Pak ditë më parë, pamë atë galanë e shëmtura. Mund ta bësh që nga jashtë të duket e bukur, por nga brenda është e rëndësishme se çfarë ka ndodhur. Nga fjalët që dëgjuam nga kryeministri, është një turp për sportin shqiptar. Ai dëshiron që ta privatizojë këtë. Qeveria nuk e ka pronë të saj sportin, e ka për detyrë të investojë. Përgatitja nuk është bërë nga Fidel Ylli, por përgatitja është djersë e atyre sportistëve, që kanë një jetë që sakrifikojnë. Unë kam kërkuar që të administratohet mirë institucioni. Sportistët nuk kanë parë asnjëherë aq lekë sa këtë herë.

Fideli nuk ka arritur dot as t’i takojë. Nuk ka pasur mundësi as t’i takojë, nuk i njeh këta sportistë. Kryeminsitri tha për Yllin se është një kampion kombëtar. Është i dezinformuar dhe mund t’i dhuroj një libër që të informohet, ku vetëm në një vend flitet për të.

Atletët po ikin në Lojërat Olimpike pa bërë një grumbullim. As delegacioni nuk është përcaktuar. Në gala ishte edhe diçka tjetër që ishte shumë e rëndë. Ky kryeministër nuk është i imi për ato që tha, ku i trajtoi një të nënës dhe një të njerkës. Nuk e ka pronë të tij. Nuk më dha mua të ardhura, sepse dëshironte të fuste aty njerëzit e tij. Ky nuk është kryeministri im.

Ramës unë i kam çuar dy letra. Ai e di mirë si u zgjodh Ylli si president. E di shumë mirë që kjo çështje është në Prokurori dhe në Gjykatë. As që diskutohet që nuk duhet të jepte flamurin për Lojërat Olimpike. Kryeministri nuk mundet kurrë të thotë që mezi e priti zgjedhjen e Fidelit, kur ai u zgjodh në mënyrë të paligjshme. Ai e di mirë, që Ylli ka sekretar të përgjithshëm, një person që është në ndjekje penale.

Epoka ime ka mbaruar. Ylli kur erdhi te mua, i thashë ta bëjë brenda ligjit, ta zhvillojë Asamblenë në mënyrë të ligjshme. Vepron me krimin. Bën dokumente fallco, ky është krim. Nëse nesër Lozana e jep, që është Asamble e paligjshme, çfarë do i ngelet kryeministrit që doli e tha ato?! Si ta besoj kryeministrin, kur ai e fillon hapin duke investuar te Ylli?!

Lojërat Olimpike është në kulmin e këtyre sportistëve. Ka sot një sportist që krenohen të gjithë, por e kam marrë unë në zyrë dhe i kam bërë letrat, gjimnasti rus. Me Federatat nuk kemi shkuar kurrë keq. Shpresoj që ky Komitet nuk i ka ato mend të atij të parit. U bënë dy Olimpiada që mundja nuk përfaqësohet aty. E vërteta është që sporti nuk është aty ku duam ne. Ne jetën te sporti e kemi lidhur jetën.

Unë i garantoj të gjithë, se do bëj maksimumin që e drejta të shkojë në vend. Çdo lloj përpjekje që do bëjnë ata. Problemi ëhstë i tillë që sado lek të paguajnë ata, unë do bëj gjithçka që e drejta të shojë deri në fund. Ky institucion me riotn më tepër. Më takon mua ta pastroj këtë. Jam i bindur që shtatori do të sjellë ndryshime.”, përfundoi Bezhani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online