Simon Kjaer është detyruar të mbyllë sezonin me Milanin përpara kohe si pasojë e një dëmtimi në gju. Danezi u dëmtua në ndeshjen ndaj Genoas dhe tashmë do t’i nënshtrohet një operacioni dhe më pas fazës së rehabilitimit. Ky lajm ka ardhur si shok për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, të cilit do t’i duhet të bëjë pa lojtarin kryesor të skuadrës.
Një lajm i tillë ka trishtuar jo vetëm kampin kuqezi, por edhe futbollin në tërësi. Edhe skuadra “armike”, Interi nuk ka mbetur pa i dërguar një mesazh mirënjohje ndaj Kjaer, duke i uruar shërim të shpejtë.
“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll. Kthehu shpejt Simon, të presim në fushë në “San Siro” për të të dhënë duartrokitjet që meriton”, shkruhet në profilin zikaltër në “Twitter”./Elio Hajdari-Sport Ekspres/