VIDEO/ Bënë që gjithë bota të dashurohej me ta, lojtarët e Zenitit hyjnë në fushë me… qen
Kampionati rus ka ofruar një pamje të rrallë në botën e futbollit. Lojtarët e Zenitit të Shen Petersburgut nuk kanë hyrë në fushë si zakonisht. Këtë herë çdo futbollist mbante në duart e tij një qen të marrë nga qendrat vendase për strehimin e kafshëve.
Kjo ishte një mënyrë e klubit rus për të përcjellë mesazhin e tyre për të adoptuar qentë e braktisur. Një gjest mjaft i bukur ky që ka bërë gjithë botën të dashurohet me lojtarët e Zenitit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
??? #???????????????? pic.twitter.com/5QA9OeLC6D
— ?? «?????» (@zenit_spb) December 3, 2021