“Kishte sinjale inkurajuese në atë barazim”, media e huaja për rastin kur Broja përshkroi gjithë fushën në 10 sekonda: Potter do të punojë me të

Chelsea arriti që të barazonte me shifrat 1-1 ndaj Salzburg në Champions League. Ky ishte debutimi i Potter që i dha jo pak minuta Armando Brojës. Ndryshe nga rasti me Tuchel, sulmuesi shqiptar u shfaq më kërcënues para portës, jo vetëm me driblimet e kryera. Në minutën e 83 ky lojtar arriti të shpikte një rast i vetëm ku nga porta e Chelsea u shfaq në atë të Salzburg, duke përshkruar gjithë fushën brenda 10 sekondash.

Është e qartë se Broja kërkon hapësira në fushën e lojës për të shfaqur të gjitha aftësitë e tij, pra duke marrë më tepër vlerë në momentet kur Chelsea tenton kundërsulmin. Në këtë linjë edhe “Football London” shkruan se Potter ka një mundësi më tepër për të zgjidhur ndeshjet në të ardhmen.

“Kishte ndryshime në mënyrën se si blutë ecnin përpara në sulm, ndonjëherë ndërronin lojën, herë duke qenë më të durueshëm, herë të tjera duke kërkuar të merrnin një kundërsulm që nga duart e Kepa Arrizabalaga, pasi ritmi i Armando Broja e mundësoi këtë gjë.

Nga pikëpamja taktike, kjo ishte një shenjë e hershme e disa prej gjërave pozitive që Potter do të përpiqet të zbatojë në javët dhe muajt e ardhshëm. Edhe pse do të ketë zhgënjim të përgjithshëm me mënyrën se si Chelsea e pësoi, do të ishte e vështirë të argumentohej se nuk kishte shenja inkurajimi kundër Salzburgut me disa ide të reja”, shkruhet nga “Football London”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online