Afrim Tovërlani “godet sërish”! E ka marrë me zell punën e re, trajneri i Kosovës U-21 e quan Shqipërinë si “gomë rezervë” të dardanëve

Afrim Tovërlani e ka marrë me shumë zell punën e re si trajneri i Kosovës U-21. Tekniku ka goditur menjëherë kolegun e tij në Shqipëri, Alban Bushi, duke i thënë se “nuk po e bën mirë” që po merr lojtarë që më parë i përkisnin dardanëve të vegjël. Rasti i fundit ishte i Adrion Pajazitit që është pjesë e Fulham U-21. Së fundmi Tovërlani ka shkuar një hap më larg, duke e quajtur Shqipërinë si “gomë rezervë” të lojtarëve të Kosovës. Sipas tij ata lojtarë që nuk u jepet mundësia për të luajtur te U-21 i Kosovës dhe përfundojnë në stol, shkojnë te Shqipëria.

“Dera e FFK-së është e hapur për gjithë futbollistët kosovarë. Ka futbollistë që edhe po zgjedhin. Nëse je te Kosova dhe je në stol dy ndeshje, shkon te Shqipëria. Nuk jam kundër të shkojnë te Shqipëria, por nuk është korrekte të vijnë me kushtëzime, pasi për këtë fanellë është sakrifikuar shumë. Ata që mendojnë se e kanë më mirë, nuk them të mos e zgjedhin atë rrugë, por është mirë të mendohen para ndonjë vendimi, pasi ka edhe nga ata që dëshirojnë sërish të kthehen. Për mua është e pakuptimtë. Kur të vijnë se nga çfarë klubi vjen, të jetë më i afërt dhe të fitojë simpatinë. Nuk kemi kushtëzime, por nuk pranojmë as kushtëzime. Nuk ka favore e as nuk do të ketë padrejtësi. Mund të gaboj, por asnjëherë nuk do të jenë të qëllimshme”, ka thënë Tovërlani. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online