“Kishte disa gjëra në kokën e tij”, ish-lojtari i Legias tregon arsyen e shpërthimit të Ernest Muçit: Filloi të ndihej i…nevojshëm

Ernest Muçi e ka nisur në mënyrë mbreslënëse këtë sezon të ri. Lojtari që mbërriti nga Tirana te Legia e Varshavës kaloi sezonin më të keq të karrierës në atë të shkuarin, teksa u la në stol nga trajneri serb Vukovic. Me ndryshimin e teknikut, do të ndryshonte edhe Muçi. Dy asiste të tjerë janë dhënë në ndeshjen e fundit që i siguruan një vend mes formacionit ideal në elitën e Polonisë. Ndërkohë ish-lojtari i Legias, Michal Zewlakow, ka shpjeguar arsyen e shpërthimit të këtij sulmuesi.

“Fillimi i sezonit për Muçin ishte i suksesshëm. Dhe nuk ka të bëjë as me atë që ai bën për ekipin. Mendoj se ai filloi të ndihej i nevojshëm. Kishte disa gjëra në kokën e tij. Ndihet i natyrshëm, i sigurt. Statistikat janë vetëm një konfirmim se ai e ka nisur mirë dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sa herë që shfaqet në fushë të jep cilësi. Ajo ndërtohet natyrshëm”, u shpreh ish-lojtari i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *