“Kisha shumë emocione në Shkodër, Vllaznia më bëri burrë”! Mevlan Adili: Gjatë gjithë kohës më ka vrarë një pyetje…”PSE”

Vllaznia nuk ka arritur që të fitojë ndaj Bylisit në barazimin pa gola. Pavarësisht largimit të Mirel Josës, shkodranët nuk kanë ndryshuar shumë në lojën e tyre. Ballshiotët do t’i afroheshin në jo pak raste golit, teksa barazimi ishte rezultati më i drejtë i takimit.

Tani shkodranët e shohin veten 6 pikë larg vendit të parë dhe 5 pikë larg vendit që të çon në Play Out. Për më tepër, si vendi i parë që mbahet nga Tirana dhe Partizani, por edhe vendi i 8 që mbahet nga Laçi, këto skuadra kanë një ndeshje më tepër për të zhvilluar se Vllaznia. Pra matematikisht Vllaznia është më afër rënies nga Superiorja se titullit kampion.

Nga ana tjetër, Egnatia ka arritur të marrë rezultat pozitiv në transfertën e Kukësit duke fituar me shifrat 0-3. Goli i parë i takimit erdhi nga ana e Dëamenas në minutën e 44. Sulmuesi që më parë ka qenë pjesë e Levantes po kalon një formë fantastike në Superiore. Pas një gabimi në prapavijë te Kukësit, do të vinte ndëshkimi.

Ndërkohë goli i dytë erdhi në një situatë të pazakontë. Musta provoi golin nga gjysmëfusha dhe për pak sa nuk e shënoi. Tafas e largoi me vështirësi, ndërsa më pas bëri ndërhyrje të gabuar ndaj Dëamensa. Nga pika e bardhë, Xhekson realizoi në të 62. Në minutën e fundit ishte Fernando që mbylli gjithçka. Më poshtë ndiqni intervistat e protagonistëve për Oversport:

Mevlan Adili: “Kisha shumë emocione para se të vija të luaja në Shkodër. Këtu është shtëpia ime, Vllaznia më bëri burrë, kam ardhur këtu në momentet më të këqija. Kam shumë emocion për Vllazninë dhe dua që të luftojë për titullin kampion. Por ne jemi profesionist, mbajmë familjen me këtë punë. E tentova edhe golin ndaj Vllaznisë, gjatë gjithë kohës më ka vrarë një pyetje që ia bëja vetes…”PSE”. Gjithsesi, kështu të sjellin rrjedhat e rrjetës. Unë kam ambicie për më shumë, do të shohim në fundin e sezonit. Ne duhet t’ia shpërblejmë besimin presidentit të Bylisit”.

Miloti: “Sot ishin të mobilizuar para takimit të gjithë lojtarët, por nuk e shfaqën në fushë. Në pjesën e dytë hodhëm dy sulmues pasi kërkonim fitoren me çdo kusht, luanim në shtëpinë tonë. Sot na mungoi qetësia në mendim dhe qetësia në veprim. Nuk e nënvlerësuam Bylisin. Ne do të punojmë që t’i rregullojmë këto gabime më vonë”.

Hallaci: “Ishte një ditë shumë e keqe për ne, një ditë e errët për t’u harruar. E pësuam golin e parë nga një pakujdesi. Në pjesën e dytë e pësuam sërish dhe gjithçka u mbyll. Sot kemi bërë ndeshje të dobët, duhet të bëjmë kujdes dhe të tregojmë forcën tonë. I thashë lojtarëve që të bëjnë një dush dhe të largohemi, nuk ka analizë tani, pasi nuk dua të krijohet tension. Nuk ka pse të krijohet presion lojtarëve. Nuk i kam kërkuar Europën, por që të shohim pjesën poshtë renditjes.

Shensoji: “Një kompliment për traditën e futbollit shkodran, është klub i madh. Po më pëlqejnë edhe tifozët e Vllaznisë. Ata janë “trajnerë”, aq shumë e njohin futbollin tifozët e Vllaznisë. Vetëm ka një të keqe, që ishin shumë të pakët sot, duhej të vinin më shumë në Shkodër. Vij me qef kur luaj kundër Vllaznisë se luajnë futboll të mirë, gjithashtu edhe tifozët i kanë kualitativ. Sa i përket ndeshjes, ne nuk i lejuam Vllaznisë që të na rrezikonte në pjesën e parë. U mbrojtëm shumë mirë, por në pjesën sulmuese nuk kemi bërë mirë. Në pjesën e dytë kishim raste shumë më të pastra se Vllaznia, por nuk i shfrytëzuam. Dy pikët i kemi humbur ne, jo Vllaznia, ishim më mirë sot”.

Tetova: “Sot lojtarët shfaqën pjekuri dhe nuk e vendosëm në asnjë moment në dyshim fitoren. Titulli kampion? Për mua titulli është ndeshja e radhës, duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të shohim takimin tjetër që e kemi me Partizanin. Kjo ndeshje me Kukësin u mbyll, pjata e radhës është Partizani. Matematika na lejon për titullin, por unë dua ndeshjen e radhës, asgjë nuk është e pamundur. Objektivi ynë kryesor është i Europës”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online