VIDEO/ Granit Xhaka tund rrjetën në fitoren e Arsenalit, mesfushori shqiptar: Ia premtova gruas një gol për 30-vjetorin e saj

Arsenali hedh një tjetër hap drejt titullit kampion dhe Granit Xhaka ka dhënë kontributin e tij në këtë pjesë. Mesfushori shqiptar po gëzon një formë mjaft pozitive, teksa shkon në kuotën e 10 golave dhe asisteve këtë sezon. Arsenali fitoi me shifrat 4-1 kundër Lidsit pasditen e sotme dhe në listën e golashënuesëve gjendet edhe mbiemri Xhaka.

Lojtari 30-vjeçar shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 84-t, kur vulosi shifrat në 4-1. Futbollisti i “topçinjve“ i dedikon menjëherë golin bashkëshortes së tij, e cila dje festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Granit Xhaka është shprehur pas ndeshjes se i kishte premtuar gruas së tij një gol për ditëlindjen e saj dhe sot e mbajti fjalën e dhënë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online