“Inter-Juve më bënte të rrija zgjuar natën”, Morati thumbon bardhezinjtë: Në kohën time edhe ata pas VAR-it do mendonin njësoj

Të dielën në mbëmje luhet derbi i parë i Italisë për këtë sezon. Interi pret Juventusin në orën 20:45 në “Xhuzepe Meaza” në një ndeshje që gjithmonë ka dhuruar emocione për tifozët e të dyja skuadrave.

Në prag të këtij derbi “Corriere dello Sport” ka intervistuar ish-presidentin e zikaltërve, Masimo Moratin. Ky i fundit tregon rëndësinë e madhe të këtij dueli historik në Serie A, ndërsa në fund nuk e kursen as një thumbim për Juventusin dhe gjyqtarët.

“Inter-Juve është ndeshja që për ne tifozët e Interit shkakton vuajtje. Më bënte të rrija zgjuar natën. Ju mendoni për të gjatë gjithë kohës, në javën para saj. Si emocionalitet edhe si simpati.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishte Var në kohën time? Do të ishte njësoj, sepse pas VAR-it do të kishte njerëz që mendonin në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Masimo Morati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online