Kina do të dyfishojë kostot që klubet vendase, pra pjesëmarrëse në kampionatet e tyre, duhet të paguajnë për të blerë futbollistë të huaj, në tentativën për të ngadalësuar fenomenin e rrogave faranike të yjeve nga Europa në Amerikën Latine (si futbollistë, ashtu edhe trajnerë) dhe të favorizojë zhvillimin e talenteve vendase. Federata kineze, në fakt, ka lajmëruar se çdo blerje mbi 6,63 miliardë dollarë duhet të korrispondojë me një investim të tillë në favor të një fondi të krijuar për mbështetjen e akademive. Një taksë, pra, që do të jetë në forcë për gjithë merkaton e verës, deri më 14 korrik. Më e ulët, ndërkaq, por gjithmonë me 100% detyrim, transferimi i futbollistëve kinezë: 3 milionë dollarë. Për të cituar disa emra, mes më të paguarve në Kinë janë amerikanolatinët Karlos Tevez, Oskar dhe Hulk, për të mos thënë italianët Pele, Lipi, Kanavaro dhe, i fundit i transferuar, Fabio Kapelo. Shumë të tjerë janë në listën e dëshirave si Uejn Runi dhe Diego Kosta.