Kili sërish përballë, Lëv tani do fitoren

Kili dhe Gjermania kryqëzojnë sërish rrugët në Kupën e Konfederatave, teksa sonte në mbrëmje do të ndajnë mes tyre trofeun e lakmuar

Gjermania, ndonëse me mjaft emra të rinj në përbërje, përsëri ka arritur t’i shkojë deri në fund Kupës së Konfederatave dhe sonte në mbrëmje do të kërkojë të fitojë trofeun përballë Kilit. Për të dytën herë në këtë edicion të Kupës së Konfederatave, Gjermania dhe Kili kryqëzojnë rrugët mes tyre. në fazën në grupe skuadrat ndaheshin në barazim 1-1, teksa sonte në mbrëmje nuk do të ketë më barazim, dikush do të kthehet në shtëpi me trofeun me vete. Në Gjermani presin një tjetër trofe pas titullit evropian të fituar vetëm dy ditë më parë nga “Pancerat e vegjël”. Por, trajneri Joakim Lëv ka lënë të kuptohet se përsëri do të ketë rotacion në formacion.

Përsëri ndryshime në formacion – Është finale, por për Lëvin nuk ka shumë rëndësi titulli. Sigurisht që dëshiron të kthehet në Berlin me një tjetër trofe, por objektivi parësor për të është fitimi i elementëve të rinj të gatshëm për botërorin e vitit të ardhshëm. “Nuk kam ndër mend të flas me emra për formacionin, por mund t’iu them se do të ketë ndryshime në krahasim me takimin e fundit”- ka thënë trajneri i Gjermanisë.

Penalltitë – Gjermania vjen më e freskët se Kili në finalen e madhe. “Pancerat” kanë shpartalluar me lehtësi Meksikën 4-1, teksa Kili ka vuajtur jo pak përballë Portugalisë kampione e Evropës, ku i janë dashur penalltitë për të arritur në finale. Trajneri i Gjermanisë është pyetur edhe në lidhje me faktin se finalja mund të kërkojë dhe penalltitë për të mësuar fituesin. “Kemi parë se kilianët janë gjuajtës të mirë të penalltive, por nuk i druhemi aspak edhe nëse shkojmë deri aty. Ne gjithashtu kemi gjuajtës mjaft të mirë dhe një portier shumë të mirë.”

Ndeshja kundër Kilit – “Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm me sulmin e Kilit. Tashmë e kemi një ide se si luajnë dhe çfarë duhet të bëjmë. Në ndeshjen në grupe kemi bërë gabime në sulm dhe në mbrojtje. Uroj të kemi mësuar diçka nga ajo ndeshje. Kemi dashur që të arrinim deri në finale dhe ja ku jemi. Ne e dimë tashmë se çfarë na pret, sepse Kili është një skuadër me mjaft eksperiencë. Por tani që kemi arritur këtu nuk duam të humbasim.”

Kupa e Konfederatave – “Mendoj se na është dashur dhe na ka shërbyer shumë. Kemi një përbërje të re dhe për shumë nga lojtarët tanë ka qenë një mundësi e artë për të fituar eksperiencë në arenën ndërkombëtare. Por mos harroni, për mua Kupa e Konfederatave nuk do të thotë asgjë për botërorin e vitit të ardhshëm. Deri atëherë ka shumë kohë përpara.”

Lëv për kombëtaren U-21 – “Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar që jemi shpallur kampionë të Evropës. Dhe mos harroni se U-21 nuk ka pasur as Goreckën e as Verner që janë të grumbulluar me ekipin e parë.”

 

Formacioni i mundshëm i Kilit (4-3-3)

Bravo

Isla Medel Hara Busezhur

Hernandez Diaz Aranguiz

Vargas Vidal Sançez

 

Formacioni i mundshëm i Gjermanisë (3-4-2-1)

Ter Shtegen

Kimish Rydiger Ginter

Henriks Rudi Gorecka Hektor

Shtindël Draksler

Verner

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online