Federiko Kieza është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme. Sulmuesi i Fiorentinës ka qenë duke ngarë makinën e tij tip Mini Cooper dhe gjatë pasdites është përplasur me një person që po lëvizte me motoçikletë.
Nga ajo që raportojnë mediat italiane, nuk ka asnjë pasojë për futbollistin. Ai ka qenë duke ecur paralelisht me motoçikletën dhe pastaj janë përplasur. Personi që po e ngiste mjetin përfundoi në tokë dhe mori disa plagë. Ai u dërgua në spital dhe nuk ka diçka serioze për të. Përplasje ka qenë e lehtë, ndaj edhe pasojat nuk kanë qenë të rënda.
Kieza kohët e fundit është një nga lojtarët më të përfolur në merkato, madje thuhet se Juventusi e ka bindur sulmuesin përmes familjes dhe i mbetet vetëm Fiorentinës të vendosë për shitjen e tij. Problemi është çmimi i kartonit. Klubi vjollcë kërkon 70 milionë euro për transferimin e tij