Khabib Nurmagomedov mund të mos luftojë më në duelet e organizuara nga UFC. Shkak për këtë është bërë pezullimi që kreu i kësaj federate, Dana Uajt, ka vendosur për shokun e tij Zubaira Tukhugov, i cili u përfshi në sherrin masiv që u zhvillua në përfundim të duelit midis MekGregor dhe Nurmagomedov.
Sikur të mos mjaftonte kjo arsye, drejt Nurmagomedov ka ardhur një ofertë shumë tunduese nga reperi amerikan me famë botërore, “50 cent”, i cili ka përdorur rrjetin social “twitter” për t’i bërë ofertën rusit.
“Mendoj se UFC-ja nuk po tregohet e drejtë me Khabibin, ata nuk bënë të njëjtën gjë ndaj MekGregorit. Do të paguaj 2 milionë dollarë që sonte nëse ai do të luftojë për mua në “Bellator”.
“Bellator” është kompania e dytë më e madhe promotore në industrinë e arteve marciale mbas “UFC”-së. Kalimi i Nurmagomedov në “Bellator” do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të historinë e këtij sporti.
I? think it’s wrong what the UFC is doing to Khabib, they didn’t do the same thing to McGregor. I’ll pay 2 million cash tonight if he will fight for me at Bellator. pic.twitter.com/K7QYxR4IHI
— 50cent (@50cent) October 13, 2018