Khabib Nurmagomedov i kthehet rivalitet të vjetër dhe thumbon: 100 herë të ndeshet McGregor-Poirier, 100 herë do të fitojë Poirier

Khabib Nurmagomedov dha një intervistë për ESPN me gazetarin e njohur Brett Okamoto. Ish kampioni i divizionit të peshave të lehta reflektoi mbi ndeshjen mes Conor Mcgregor dhe Dustin Poirier. Sipas tij, tashmë epokës së irlandezit i ka ardhur fundi dhe nëse Mcgregor dhe Poirier do të ndeshen për 100 herë, amerikani do të fitojë të 100-tat herë.

“Ai ka mbaruar. Kohët e Mcgregor si kampion kanë mbaruar që në vitin 2016, tashmë çdo gjë është mediatike. Publiku i MMA duhet të ndalojë së suportuari atë. Nëse Poirier dhe Mcgregor ndeshen për 100 herë, Poirier do t’i fitojë të 100-ta. Më bëhet qejfi për Dustin Poirier, shpresoj të bëhet kampion në dhjetor ndaj Oliveira”- tha ndër të tjera Khabib Nurmagomedov. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online