Dy futbollistët e Prishtinës që u dëmtuan me Ferencvarosh, Lilaj dhe Zyba me shqiponjën dhe lënë ambientet e spitalit

Prishtina ishte e pafuqishme ndaj Fenercvarosh të Uzunit, teksa humbi dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 1-3. Sulmuesi shqiptar shënoi tripletë ndaj skuadrës së Kosovës duke kaluar në fazën e dytë të kualifikueseve të Uefa Champions League. Humbja ndaj Fenercvarosh nuk ishte e vetmja disfatë për kampionen e Kosovës.

Ditën e djeshme janë dëmtuar dy lojtarë të rëndësishëm të Prishtinës. Fillimisht ishte Qëndrim Zyba ai që u dëmtua, duke e lënë fushë me barelë, ndërsa pas tij edhe Sabijen Lilaj. Në faqen zyrtare të klubit është publikuar edhe një fotografi teksa shihen lojtarët duke bërë shqiponjën për të qenë të bashkuar edhe në spital, ndërsa raportohet se të dy futbollistët kanë dalë prej andej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online