“Këtu ke fanellën e kampionëve”! Erion Veliaj i jep numrin e Seferit të dashurit të Dua Lipas: Është edhe pjesë e Kombëtares

Dua Lipa ka filluar një tur në Tiranë ku është takuar me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ky i fundit ka dhuruar edhe një fanellë gjatë takimin me këngëtaren shqiptare që jeton në Angli. Fanella është e klubit Tiranës, që i përket më saktësisht Taulant Seferit. “HADID 11” shkruhet në fanellën e Dua Lipas, që është edhe mbiemri i të dashurit të saj.

Në këtë mënyrë ka zgjedhur Veliaj që të nderoj njeriun që qëndron përkrah Dua Lipas. “Kjo është fanellë kampionësh, jemi shpallur kampion. Këtu ke fanellën e Tiranës. Kjo është fanellë e ekipit që është shpallur kampion, e një sulmuesi dhe që është pjesë e Kombëtares. Jam i sigurt që Tiranës i është baskuar një fans i madh”, tha Veliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *