Veteranët shqiptarë nderojnë legjendën Fadil Vokrri, vëllazërorja e veçantë që vë përballë ikonat e Shqipërisë dhe Kosovës

Shqipëria dhe Kosova janë takuar sot në një miqësore të veçantë. Veteranët e të dyja përfaqësueseve kanë zhvilluar një takim në nder të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. Ish-futbollisti dh eish-kreu i FFK-së u nda nga jeta pak vite më parë, prandaj sot, në ditën e tij të lindjes, është menduar organizimi i një ndeshjeje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Takimi 60 minutësh ka përfunduar me shifrat 1-1. I pari që shënoi ishte Redi Jupi në minutën e 7, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Dragusha tund rrjetën nga penalltia. Fituesi është vendosur në fund nga ruleta ruse e 11 metërshave, ku ekipi i Kosovës u tregua më i saktë.

Ndërkohë përpara fillimit të kësaj vëllazëroreje, të gjithë veteranët e futbollit shqiptar së bashku me krerët e FFK-së kanë përuruar shtatoren e Fadil Vokrrit, e gjendur pranë stadiumit që mban emrin e tij në Prishtinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online