Në merkato për të zënë boshllëkun e lënë nga Çalhanoglu, Milani i beson fantazisë së një shqiptari

Hakan Çalhanoglu u largua nga Milani në drejtim të Interit këtë verë duke lënë pas ndjenjë tradhëtie te tifozët dhe një boshllëk në mesin e fushës. Kuqezinjtë janë hedhur menjëherë në merkato dhe po shqyrtojnë profilin e duhur për të mbuluar hapësirat e lëna nga lojtarit turk.

Në tryezën e klubit italian një kandidat i denjë për të zënë vendin e Çalhanoglu është Enis Bardhi. Sipas “Calciomercato”, “fantazia” e Milanit i besohet mesfushorit shqiptar, i cili ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv me Levanten e që u mbyll në mënyrën më të mirë me përfaqësimin dinjitoz në Euro 2020 me Maqedoninë e Veriut.

Klubi i Levantes ndodhet në vështirësi ekonomike, prandaj drejtuesit kanë vendosur të nxjerrin në shitje një nga elementët më të rëndësishëm të tyre. Natyrisht që kalimi te Milani do të ishte i mirëpritur për Bardhin, i cili në këtë mënyrë do të mund të luante në kompeticionin më të lakmuar të Europës, Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online