“Këtu është xhungël”! Longo shfryn ndaj gjyqtarëve: Duhet të ndryshoja arbitrin, nuk e di pse e anuluan golin

Ka përfunduar përballja e parë e fazës së katërt të “Abissnet Superiores“. Kukësi është ndarë në barazim 1-1 me Egnatian, duke mos gjetur rrugëdalje nga kriza e rezultateve të javëve të fundit. Verilindorët gjetën të parët golin e avantazhit me anë të Gjelbrim Taipit, i cili shkund rrjetën në minutën e 34-t, duke goditur topin e kthyer nga traversa e Ndrecës.

Ndërkohë në pjesën e dytë Egnatia kthen përsëri baraspeshën. Imeri e dërgon topin në cepin e portës me një goditje nga brenda zonës në minutën e 78. Vetëm pak minuta në vonë Pedro Augusto shpërdoron një rast të pastër. Braziliani i shpëton mbulimit të mbrojtjes pas një topi të gjatë dhe shmang portierin, por në momentin që i duhet ta shtyjë sferën në portën e zbrazët e dërgon atë sipër traut të portës. Sakaq, Kukësi arrin të shënojë golin e përmbysjes me anë të Lulajt, që shfrytëzoi daljen e pamatur të portierit Hasanbelli. Por festa u shua shpejt për ekipin e Longos, teksa VAR-i sinjalizon prekje të topit me dorë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”.

Longo (Kukësi): “Çfarë do të ndryshoja? Duhet të ndryshojmë arbitrin. Rezultati duhet të ishte 2-1, por është 1-1. Ne e fituam ndeshjen. Nuk e kuptoj këtë. Nuk kam fjalë. Nuk e di pse e dha VAR-i, por nuk e di pse arbitri nuk shkoi ta shihte rastin. Ndoshta VAR-i e kishte gabim. Po tallen me sakrificën e familjeve tona. Ishte gol. Është futboll, edhe nëse e preku, ishte gol. Këtu po bëhet xhungël. Në pjesën e parë bëmë mirë. Nëse na lënë të luajmë drejt, jemi mirë. Në pjesën e dytë u munduam të ruhemi në këtë fushë, sepse nuk mundet të luash mirë në çdo ndeshje. Nuk mund të luash çdo pjesë si Barcelona apo Mançester Siti. Hila është ende futbollist i Kukësit, por është duke u menduar për qasjen dhe sjelljen që ka. Është një futbollist shumë i mirë. Mund të bëhet më i miri, por nga ana tjetër mund të bëhet më i keqi i kampionatit. Varet nga sjellja e tij.”

Ramadani(Egnatia): ”Para se të dal te rastet, mendoj që pjesa e parë ka qenë një nga më të dobtat që nga koha kur kam qenë unë te Egnatia. U mundova në pushim që ti kap në ndërgjegje lojtarët. Nuk kishim nevojë të ndryshonim gjë nga ana taktike. Një pikë e merituar në një lojë që duhet të kemi pak merak se si e kemi filluar. Nuk luhet vetëm një pjesë. Jemi në fund të tabelës dhe na duhet një pikë. Ndoshta nuk ia dimë tani vlerën, por do e kuptojmë. Nuk ka mundësi ta nënvlerësojmë ne Kukësin. Me shumë respekt e nisëm ndeshjen. Mezi prisnim të bënim golin dhe të liroheshim. Kjo nuk na ngjan ne. Mund të jemi më të dobët taktikisht dhe teknikisht, por kurrë për nga shpirti lu.ftarak. Ai nuk duhet të na mungojë.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online