Redi Jupi ka komentuar penalltinë që hapi shumë polemika te Tirana-Partizani. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Jupi është shprehur se këto raste përkëthehen në penallti, megjithëse nuk do jepte kurrë nëse do të ishte arbitër, pasi nuk mund të ndahet fati i derbit me një rast të tillë.
“Këto janë penallti që jepen, unë një penallti të tillë nuk do ta jepja kurrë. Belica po shkonte te topi, lojtari i Tiranës nuk e ka fare në kontroll topin dhe i zë rrugën Belicës. Ai ia merr penalltinë, nuk është e tillë. Lojtari i Tiranës nuk e ka në kontroll topin dhe as ka një shans që të preki topin”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/