Edison Vatnikaj ishte i ftuar në studion e emisionit “Botërori Katar 2022“ në “Ora TV“, ku ka folur në lidhje me përballjen mes Serbisë dhe Zvicrës. Gazetari ka dhënë një koment pikant për Kombëtaren serbe, të cilën duke e gjykuar nga 3 golat e pësuar ndaj Kamerunit shprehet se e ka të lehtë ta mundë edhe Partizani.
“Serbia po mobilizohet. Vuçiç po i mbështet për të rrahur Zvicrën, sepse aty janë edhe djemtë shqiptarë. Por me këtë ekip që ka Serbia, e rreh edhe Partizani. Edhe Skuka mund të shënojë shumë mirë me atë mbrojtje“, ka thënë Edison Vatnikaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/