Ironia e Vasil Rucit për Ronaldon, ish-lojtari i Kombëtares: Në këtë moshë ka filluar shënon edhe pa prekur topin

Ronaldo tërhoqi vëmendjen mbrëmjen e sotme, teksa u vu në dyshim nëse autorësia e golit të parë të Portugalisë kundër Uruguajit ishte e tija apo e Bruno Fernandezit. Nga pamjet e ngadalta u vu re se 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk e kishte prekur topin, çka ka sjellë edhe një batutë nga Vasil Ruci. I pyetur në emisionin “Botërori Katar 2022” në “Ora TV” në lidhje me Ronaldon, Ruci është shprehur se në këtë moshë ka filluar të shënojë gol edhe pa prekur topin.

“Kristiano ka shënuar shumë herë. Ka shënuar gola shumë të bukur. Ka shënuar në ajër me kokë, por tani në këtë moshë ka filluar të shënojë edhe pa e prekur topin. Kjo më pëlqen. Lojtarët e mëdhenj gjithmonë dinë të shfaqen. Mjafton edhe prezenca në fushë. Shtohet edhe shikueshmëria kështu“, ka thënë Vasil Ruci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online