“Këta poetët nuk fitojnë titull”/ Fjalët e Mourinjos edhe për Bielsën, e ka mposhtur 18-2

“Ka shumë poetë në futboll, po këta poetët nuk arrijnë dot që të fitojnë titull në fund”, ishin fjalët e Mourinjos në vitin 2017 drejtuar trajnerëve që kërkojnë futbollin e hapur dhe të bukur. Tekniku portugez njihet gjerësisht për frymën e tij në këtë sport duke parkuar “autobuzin” përpara portës dhe për ta marrë rezultatin me çdo kusht.

Futboll pragmatist dhe fjalë që tanimë bien për Bielsën. Ky i fundit ka marrë vlerësime nga më të lartat që janë dhënë ndonjëherë nga kolegët e tij sapo Lidsi u ngjit në “Premier League”. Tifozët kishin kënaqësinë që të shihnin gola me aksione modele që herë pas here mund t’i gjenim me Barcelonën e Guardiolës.

Por këtë herë nuk ishin “magjistarë” si te katalanasit, por futbollistë të thjeshtë që Bielsa i ka transformuar. Koha do të kalonte dhe humbjet nisën për Lidsin, që dështoi edhe në shifrat 6-2 ndaj Manchester United. Në ditën e sotme ka ardhur një tjetër humbje e pastër ndaj Totenhemit, për t’u dorëzuar në shifrat 3-0. Ky ishte takimi i pestë mes Murinjos dhe Bielsës, ndërsa portugezi ka arritur që të fitojë të pesta ndeshjet dhe me golavarazhin total 18-2. A i duhen poetët futbollit? Tifozët e kërkojnë një gjë të tillë, por në fund mbahet mend rezultati dhe Murinjo e di më së miri… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online