VIDEO/ Endri Çekiçi ngre nivelin edhe në Turqi, lojtari shqiptar ka nisur shkëlqimin te Ankaragucu

Gjithmonë është e vështirë për futbollistët që të gjejnë vetveten e tyre për t’u shprehur në momentin që ndërrojnë skuadrën dhe ambientin tërësisht. E njëjta gjë vlen edhe për Endri Çekiçin që pas një super sezoni te Ljubjana me gola spektakolar që vinin thuajse në çdo javë, nuk po linte gjurmë në Turqi me ekipin e ri, Ankaragucu.

Por në javët e fundit ka ardhur edhe performanca në rritje për Çekiçin. Asisti i parë erdhi në fitoren që Ankaragucu bëri në shifrat 1-2 ndaj Denlizporit. Ndërkohë në përballjen e sotme Ankaragucu ka fituar 3-1 ndaj Malatiasporit në elitën e futbollit turk.

Sërish Çekiçi e ka nisur përballjen nga minuta e parë si titullar. Në golin e parë që u realizua për skuadrën e tij një pjesë e madhe e meritës i takon edhe futbollistit shqiptar, për vertikalizimin që bëri në hapjen e topit për shokun e skuadrës, duke i dhënë një dorë të madhe aksionit sulmues që u konkretizua në portën kundërshtare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online