VIDEO/ Legjendë si lojtar dhe tani si trajner! Gerrard bën arritjen e madhe për titullin, fiton edhe në “Old Firm”

Në Skoci po ndalet dominimi i Celtic për vite radhazi që e kishte kthyer kampionatin në një garë ku fituesi dihej përpara fillimit të sezonit. Por me ardhjen e Gerrard në krye të Rangers ka ndryshuar gjithçka. Në ditën e sotme Rangers ka fituar edhe derbin e “Old Firm” në përballjen direkte ndaj Celtic duke ia dalë në shifrat 1-0. Ajo që ka vendosur takimin ishte autogoli i Callum McGregor në minutën e 70, për t’i dhënë dhuratën më të bukur ekipit të Gerrard.

Tani Rangersi është 19 pikë përpara Celtic në krye të renditjes, me këta të fundit që kanë tre ndeshje më tepër për të luajtur. Gjithsesi kjo nuk do ta favorizojë aspak këtë skuadër pasi ka marrë një tjetër goditje në “Old Firm” dhe priten largime të shumta në sezonin e dështimeve, për t’i hapur rrugën Rangersit drejt titullit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online