E FUNDIT/ Pritet si një yll i futbollit të Europës, Marash Kumbulla zbret zyrtarisht në klubin e ri (VIDEO)

0

Nga Klaudio Ndreca

Si një yll i futbollit të Europës, kështu është pritur Marash Kumbulla! Një numër i lartë i gazetarëve të pranishëm dhe foto-reporterëve, që donin me patjetër të shkëpusnin momentin e parë të zbritjes së këtij lojtari në ekipin e ri.

Zyrtarisht Marash Kumbulla është pjesë e Romës dhe këtu nuk ka më dyshime. Lojtari shqiptar ka zbarkuar në Romë, në Fiumicino. Gazetarë të shumtë që ishin të pranishëm kërkuan që t’i merrnin pak fjalë për skuadrën e re që do të përfaqësojë, por pa ia dalë dot.

Kumbulla ka shkuar menjëherë te makina që e priste, ndërsa do të mbërrijë në “Villa Stuart”. Atje do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare me Romën. Marashi shoqërohet në këtë moment nga babai, vëllai dhe menaxheri i tij për të përmbyllur transferimin që do të kushtojë 30 milionë euro. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.