“Këta jetojnë ndryshe, kanë pirë birra pafund”, Duka tregon takimin me Johnson: Nuk e njihte futbollin

Armand Duka ka qenë i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Euromania” në “News 24”, të moderuar nga Enxhi Biba, ku ka rrëfyer përjetimin e tij të duelit mes Anglisë dhe Danimarkës. Presidenti i FSHF-së e ka ndjekur takimin në tribunën e stadiumit “Wembley”, në të cilin ka takuar edhe kryeministrin anglez, Boris Johnson. Ndërkohë nga biseda nuk mund të shpëtonte as Kombëtarja shqiptare, që me shumë mundësi në shtator do të mund të luajë përsëri përpara një stadiumi të mbushur me tifozë.

FOTOJA ME BORIS XHONSON- Në fakt kryeministri i Anglisë dukeshe si një fans i futbollit që e njihte shumë mirë futbollin, por ishte thjesht një mbështetës dhe dëshironte që kupa të kthehej në Londër. Vetëm kaq, nuk e njihte futbollin. Ishte emocional gjatë gjithë 90 minutave. Në ankthin e rezultatit. Ndoqëm ndeshjen në të njëjtin vend, patjetër diskutuam diçka rreth futbollit.

BIRRAT- Në fakt ajo që më impresionoi më shumë, është impakti i futbollit në jetën sociale. Magjia e tij për të rikthyer shpresën te jeta dhe njerëzit në normalitet. Më emocionoi atmosfera, entuziazmi sesa paraqitjave e ekipeve në fushë.

Këta jetojnë ndryshe, e festojnë ndryshe. Kanë pirë birra pafund, lokalet ishin mbushur plot, pavarësisht se janë të etur për fitore, këta e pranojnë edhe humbjen me këngë. Atmosfera bëhet akoma më e bukur.

TIFOZËT NË SHQIPËRI- Nëse gjerat do të shkojnë kështu, besoj se Kombëtarja në shtator do të luajë me stadium të mbushur. Këtu rregullat janë të rrepta për COVID, stadiumi ishte mbi 60 mijë. Vendim i drejtë i kryeministrit Xhonson. Uroj që te ne do të jetë i njëjti gjykim. Shpresoj që në 5 shtator në “Air Albania”, të jetë stadiumi i mbushur.Tifozët dhe futbolli janë një lidhje e pandalshme. Shpresoj që kjo të bëhet realitet.

Për mua ka qenë një Europian, shumë i bukur dhe i luftuar, me nivel të lartë, më shumë se sa mund të priteshe, pas një viti pandemie. Nuk e di si do ta kalojmë verën pa futbolli. Ka qenë një muaj i bukur për të gjithë globin, i shoqëruar me ndeshjet në një nivel shumë të mirë. Një finale me dy skuadrat që e kanë merituar.

55 VITE PRITJE– Është e njëjta atmosferë për të gjithë në Angli. E kanë pritur me padurim rikthimin e Anglisë në finale dhe mezi presin ta fitojnë këtë stadium. Edhe në ndeshjen Itali-Spanjë pati brohoritma që trofeu duhet të kthehet në shtëpi. Sukses është që do të luajë në finale Anglia dhe Italia.

PENALLTIA E KONTESTUAR- Unë e kam ndjekur ndeshjen në stadium, nga stadiumi më është dukur penallti 100 %. Për deri sa edhe VAR-i e konfirmoi, nuk besoj se kanë gabuar. Faulli brenda zonës është penallti. Imagjinoni se çbëhet me vendimet e arbitrit pa teknologji. Janë vendime arbitrare interpretuese. Nëse është një faull brenda zonës, ajo është penallti. Nga stadiumi mua mu duk që kishte pengim. Danimarka ishte një ekip simpatik që luajti shumë mirë. Nuk ishte aspak e padrejtë që edhe Danimarka të luante në finale. Edhe Spanja bëri një ndeshje shumë të bukur ndaj Italisë, por u eliminua nga penalltia e humbur nga Morata.

POLEMIKAT NË SHQIPËRI EDHE ME VAR- Diskutime do ketë, VAR-i nuk vendos për të gjitha episodet. VAR-i vendos vetëm në 3 raste. Kemi parë nga eksperienca e shkurtër, që ka vendime të diskutueshme edhe me VAR. Kam parë në këto rrjetet sociale komentet e tifozëve për penalltitë, që u dha penallti, ngaqë u takova unë me Boris Xhonson.

FINALJA- Do e ndjekim edhe finalen, jemi në mënyrë të organizuar me të gjithë antarët e UEFA-s. Kam thënë që Italia është një ekip që ka luajtur mirë. Janë në formë të mirë, ekip i konsoliduar, që funksionon siç duhet. Ka qenë e parashikuar jo vetëm nga unë, por nga të gjithë ata që ndjekin futboll.

EDI REJA- Nuk e di nëse Edi Reja është tifoz më shumë me Italinë apo me Shqipërinë. Gjithë italianët janë të lumtur për rezultatin e Kombëtares së tyre. Unë personalisht jam i dyzuar, fëmijët më jetojnë në Londër, unë kam lidhje me Italinë. Vetëm unë jam me Italinë, gruaja dhe kalamajtë me Anglinë. Në qoftë se është më mirë për ne në qoftë se fiton Anglia, edhe unë jam me Anglinë. Ne nuk na mungojnë futbollistët, por nuk kemi të njëjtat kualitete dhe numër të njëjtë me Italinë.

Skanimi i futbollit tani ka arritur në nivele maksimale. Ka specialistë dhe ekspertë të ndryshme. Në fund fare vendimin e merr trajneri.

TROFEU- Është një ndeshje finale, është vërtetë e vështirë, të jem i sinqertë më duket se është më mirë Italia dhe mund të jetë më afër fitores”, u shpreh Duka./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online