E largoi Moratën nga formacioni, Enrique tregon “kurthin” për Italinë: E vendosa kur pashë Lukakun kundër tyre

Trajneri i Spanjës, Enrique, surprizoi jo pak me formacionin kundër Italisë teksa ishte larguar Alvaro Morata nga formacioni titullin. Spanjollët nuk e kishin një pikë referimi në majën e sulmit, ndërsa ky ishte kurthi i përgatitur nga tekniku Enrique. Gjithçka lidhej me ndeshjen e Italisë me Belgjikën, ku Lukaku që po kalonte formën më të mirë të jetës, dështoi me performancën e tij.

Për këtë arsye Enrique tentoi diçka ndryshe: “Unë pashë Chiellini dhe Bonuci të merreshin me Lukakun duke e mbyllur me sukses. Prandaj mendova se është më mirë që të heqësh një pikë referimi, të shtosh një trup tjetër në mesfushë. Ishte një plan i mirë, ne kapërcyem Italinë dhe ishim me të vërtetë më mirë se kundërshtari”, tha Enrique. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online