“E ktheva në forcë“, Zeko flet për ngjarjen në RTSH: Që femrat të mos u nënshtrohen një drejtori që flet me fjalë të pahijshme

0

Në një intervistë në “Syri TV” gazetarja e mirënjohur e futbollit, Enkejda Zeko hodhi “bombën”, duke deklaruar se një karriera ë saj në këtë sport u krijua nga rrethanat. Sipas saj, ajo dëshironte të tregonte një model të ri në të cilën femrat gazetare vlerësohen për punën që bëjnë dhe jo për pamjen e jashtme. Gjithashtu Zeko deklaroi se gazetaret nuk duhet të durojnë asnjë koment negativ nga shefat e tyre.

“Jam krenare për zgjedhjen që kam bërë. Zgjodha sportin e kushtëzuar nga rrethanat. Gazetaria ka nevojë për lajme të vërteta sepse lajmi është edhe edukues, jo vetëm informativ. Ngjarjen në RTSH e kam kthyer në forcë për t’u treguar femrave që nuk duhet t’u nënshtrohen një drejtori që flet fjalë të pahijshme. Ka më pak rëndësi dukja se sa përmbajtja. Më mirë femrat të jenë aty për të përçuar vlerat e duhura.”- deklaroi Zeko./Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.