“Këta jemi ne shoku”! E mbajti mbrojtjen lart edhe me 9 lojtarë, trajneri i Tottenham-it: Edhe sikur të mbetemi me 5 lojtarë, ne do të përpiqemi

Tottenham-i është mposhtur sot me rezultatin e thellë 1-4 nga Chelsea. Spurs-at kanë luajtur me 9 lojtarë në derbi, teksa Romero (33’) dhe Udogie (55’) u ndëshkuan me karton të kuq. Por sërish ekipi nuk u tërhoq mbrapa, duke e mbajtur lart linjën e mbrojtjes.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri i Tottenham-it është shprehur se kështu do të jetë ekipi i tij për aq kohë sa ai do të qendrojë në krye të pankinës. Postecoglou-ja ka shtuar se edhe nëse skuadra do të mbetet me 5 lojtarë, sërish do të përpiqet për të fituar.

“Thjesht këta jemi shoku, është ajo kush jemi dhe kush do të jemi për sa kohë të jem këtu. Nëse mbetemi me 5 lojtarë, do të përpiqemi (të fitojmë)…”, ka thënë Ange Postecoglou./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online