“Kështu ishte e shkruar“, Shehi i zhgënjyer pas humbjes: Dhimbja është e madhe, sidomos pas një goli aksidental

Java e 34-t e Superiores ka sjellë ndryshime në tabelën e renditjes. Partizani mposht Teutën 0-1 dhe merr kreun në klasifikim. Ndërkohë garën për titull e vazhdojnë edhe Vllaznia me Laçin, që kanë dalë triumfuese ndaj kundërshtarëve të tyre. Sa i përket zonës së mbijetesës, Skënderbeu nuk gabon ndaj Apolonisë dhe rrëzon Kastriotin në zonën e ftohtë. Në përfundim të 90 minutave, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Gol pas goli“ në “Supersport“.

Shehi (Tirana): “Të vjen keq, sepse në këtë fazë nuk kemi kohë rikuperimi. Sidomos kur ndëshkohesh me një gol aksidental. Por ky ishte fati. Kështu ishte e shkruar. Kur ndeshja humbet përgjegjësinë e kam unë. Kur pëson humbje të tillë dhimbja është e madhe. Para pak kohësh kemi folur me presidentin, çfarë lojtarësh na duhen. Por vëmendja ka qenë te ndeshjet. Duhet të fitojmë në dy ndeshjet e radhës, sepse kjo është fanella e Tiranës. Çelhaka shtërngoi dhëmbët në pjesën e parë, ishte një zëvendësim i detyruar. Nuk është se mungon motivimi, por kur del jashtë objektivave pas një ecurie shumë të mirë, sigurisht dhimbja është e madhe. Nuk është çështje dorëzimi, është çështje dhimbje. Si më dhemb mua, ashtu i dhemb edhe lojtarëve“.

Daja (Partizani): “Të luash një ndeshje për të mos humbur trenin e fundit. Sot kemi realizuar një objektiv, që jemi në Europë. Por nuk do kënaqemi me këtë. Sot ishim në presion, sepse luanim në transfertë. Nuk e kishim mundur asnjëherë Teutën në 3 ndeshje, ashtu sikurse edhe ata nuk na kanë mundur. Jam një trajner që e kërkoj gjithmonë ekipin të jetë sipër. Por detyroheshim ndonjëherë nga kundërshtari. Kemi tjetër manovër kur jemi pas. Ajo që ne na kënaqi ishte që shkuam drejt fitores ndaj një ekipi force si është Teuta.

Në pjesën e parë nuk kemi bërë mirë, por në të dytën mund ta kishim dërguar lojën drejt golave të tjerë. Ky marrje tre pikëshi i shkon futbollistëve, për atë sakrificë që kanë bërë. Edhe në stol ishim pak të limituar. Është e vërtetë që sulmuesit humbën raste të pastra. Edhe Asani, edhe Xhunior, edhe Çinari kanë punuar shumë në aspektin mbrojtës. Kur shpenzon shumë energji edhe qartësinë para postës nuk e ke të pastër. Shkelmimi i topit nga mua? Ndonjëherë edhe ne e kalojmë cakun, sepse edhe presioni është i madh kur kërkon objektivat maksimalet. Ishte një shfryrje për mënyrën si po e interpretonim pjesën e parë, por edhe për ndonjë gjë tjetër. Nuk e thashë për gjyqtarin. Ndeshja me Vllazninë është shumë e rëndësishme, sepse është 90 mintëshi i parafundit. Nuk mendoj që do e kemi të lehtë në Ballsh.“

Brdariç (Vllaznia): “Kishim një sfidë të vërtetë. E dinim që kishim një ndeshje të fortë. E provuam me Kastriotin në janar. Shtymë, laujtëm mirë dhe e fituam këtë ndeshje. Një sezon i jashtëzakonshëm. Të gjithë tifozët do të jenë të lumur. Na vjen mirë që jemi pjesë e garës. Po luftojmë në dy fronte dhe na vjen mirë nëse në fund arrijmë diçka. Folëm shumë me lojtarët këto ditë. I kam thënë që ne nuk kemi vetëm lojtarë që janë titullarë. Ka edhe futbollsitë të tjerë që mund të aktivizohen nga stoli dhe të jenë vendimtarë, siç ndodhi edhe sot. Lojtarët kanë nevojë ti jepet besim. Para së gjithash duhet ti shijojmë këto ndeshje. Jemi ende aty. Është një ndjenjë e mirë. Duhet të kombinojmë forcat, sepse është java e 35-të e Superiores, plus Kupa. Duhet të luftojmë në fund për këto tre finale që na kanë mbetur “.

Josa (Kukësi): “Është për nga vështirësia e ndeshjes, presioni që ka pasur skuadra gjatë kësaj periudhe. Varet e gjitha nga personaliteti i lojtarëve. Po të kapim ndeshjen e sotme, skuadra luajti me dëshirë. Pjesa e dytë ishte ndryshe, jo për faktin që shënuam dy gola, por patëm durim dhe qarkulluam topin më dendur. Dueli me Skënderbeun? Është një ndeshje që Skënderbeut i duhet në çdo mënyrë. Vjen nga një standart ecurie pozitive. Më shqetëson shumë skuadra ime, sespe nuk kemi pasur kohë të bëjmë shumë ndryshime nga ndeshja në ndeshje. Të shohim si do rekuperohemi për të përballuar ndeshjen në Korçë. Unë me shokët dhe miqtë e mi në Korçë, të cilët unë i vlerësoj shumë dhe janë vetëm tifozë të Skënderbeut, kam folur gjatë kësaj periudhe. Jam i bindur që skuadra do të luajë drejt futboll. Nuk do ta njollosim emrin e skuadrës me dy ndeshjet e fundit. Skënderbeu e ka potencën për të luajtur futboll.

Futbollistët nuk i kam larguar unë. Janë larguar se ishin të pakënaqur me klubin. Nuk ishte nevoja të largoheshin. Nuk po themi se nuk ka probleme, unë e kam thënë edhe herë tjetër. Kemi rritur pak nivelin e rigorozitetit në mbrojtje“.

Memelli (Skënderbeu): “Ajo që ksiha menduar në javët e para ishte që ti ngjisnim shkallët një e nga një. Për të kaluar një e nga një skuadrat. Këtë ecuri nuk e mendonim. Dua të falenderoj lojtarët. Sido që të shkojë puna, ata janë miqtë e mi, vëllezërit e mi, armiqtë e mi. Janë pjesa kryesore e qytetit, klubit. I pashë rezultatet e ditës së sotme. Para takimit I thashë lojtarëve që të gjitha rezutlatet e mira të marra deri tani mund të na kthehen në tragjedi. Duhet të tregojmë profesionalizëm në ndeshjen kundër Kukësit, që të mbyllim të gjitha llogaritë tona me Superioren. Për të shkuar më pas të qetë me Tiranën. Vinim në këtë ndeshje me mungesa të jashtëzakonshme. Por sido që të jetë jam i lumtur që edhe lojtarët e tjerë që hodhëm në fushë bënë më të mirën. “./Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *