Millosh Kërkotiç dhe Kukësi nuk po e gjejnë dot paqen. Malazezi u konsiderua i padëshiruar nga klubi i Kukësit pas ndeshjes me Luftëtarin, por 30-vjeçari nuk e pranon që të largohet në atë mënyrë nga klubi. Mësohet se mesfushori ka një ofertë nga Kazakistani. Lojtari po stërvitet në mënyrë individuale, por kërkesa e tij është e qartë: të marrë dy rrogat që nuk i ka marrë ende. Vetë lojtarit nuk i mungon vullneti për t’u rikthyer te Kukësi, por mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të zgjidhet me bashkëpunim, apo situata do të përfundojë dyerve të gjykatave.