“Kërkoj falje”, pronari i Liverpuli do të fitojë sërish zemrat e tifozëve: E di që kam shkaktuar përçarje

Kur të gjithë presidentët e ekipeve që kërkuan Superligën Europiane po rrezikojnë postin e tyre, pronari i Liverpulit, John Henry, ka menduar që ta zgjidhë ndryshe gabimin e bërë.

Nëpërmjet një video, Henry, i ka kërkuar falje të gjithë tifozëve për situatën e shkaktuar për shkakun e Superligës.

“Unë dua t‘i kërkoj falje tifozëve të Liverpooit. Kam shkaktuar përçarje në klub për 48 orët e kaluara. Është e kuptueshme që projekti i paraqitur nuk do të qëndronte kurrë pa mbështetjen e tifozëve. Askush nuk mendoi kurrë ndryshe në Angli. Gjatë këtyre 48 orëve ju ishit shumë të qartë se nuk e përkrahni projektin. Unë ju dëgjova.

E di që i gjithë ekipi i LFC-së ka ekspertizën, udhëheqjen dhe pasionin e nevojshëm për të rindërtuar besimin dhe për të na ndihmuar të ecim përpara. Më shumë se një dekadë më parë kur u regjistruam për sfidat që lidhen me futbollin, ne ëndërruam atë që ëndërruat. Dhe ne kemi punuar shumë për të përmirësuar klubin tuaj. Ju premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për të çuar përpara projektin e Liverpoolit”, ka thënë presidenti i Liverpulit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online