Kërkohej edhe në Angli, Qazim Laçi hedh firmën e re në kontratë duke shpresuar për “Ligue 1”

Nga Klaudio Ndreca

Qazim Laçi është një tjetër legjionar që ka shpërthyer në këtë sezon. Me ekipin e Ajacios është kthyer në një titullar të padiskutueshëm, duke e ndihmuar shumë skuadrën që të kap një vend në “Play-Off” për të kërkuar ngjitjen në elitën e Francës.

Skuadra e mesfushorit shqiptar do të luajë kundër Nimes, për të shpresuar që sezonin e ardhshëm të marrë pjesë në “Ligue 1”. Për këtë arsye Ajacio ka mbajtur elementët më të mirë duke i ofruar edhe kontrata të reja.

Qazim Laçi ka firmosur në ditën e djeshme dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në vitin 2023. Për shërbimet e tij ishte i interesuar edhe Bradfordi nga “League Two” në Angli, megjithatë dëshira e lojtarit shqiptar është që të shkëlqejë në elitën e Francës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online