FOTO/ Një ditë para ndeshjes kundër Luftëtarit, Tirana mbyll testimet e kontrollit për Koronavirus

Nga Klaudio Ndreca

Tirana do të luajë në ditën e nesërme kundër Luftëtarit në transfertë, për javën e dytë të kampionatit shqiptar pas pandemisë së Koronavirusit. Të paktën në kalendar është programuar një përballje e tillë, pasi kanë dalë jo pak probleme nga instancat shtetërore.

Dalja pozitiv e rastit të parë në futbollin shqiptar me Qardakun, pavarësisht se të tjerët te Bylisi rezultuan negativ në testimet e kryera, e rikthyen sërish gjendjen në “pikën zero”. Ajo që u kërkuar nga ana e shtetit ishte që Tirana të mos zhvillonte më asnjë ndeshje deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë gjatë paraditës së sotme janë kryer edhe testimet sa i përket Koronavirusit te bardheblutë. Ka qenë Agustin Torasa që ka ndarë një moment të tillë, ndërsa pritet që të shihen edhe përgjigjet e këtyre testimeve, për të parë nëse do të zhvillohet edhe përballja me Luftëtarin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online