Kërkesa e Mezanit: Dua “marsh” tjetër!

Trajneri vlonjat do ritëm tjetër që në 45 minutat e para, pasi në sfidat e deritanishme është dashur pjesa e dytë për t’u zgjuar

Vladimir Prenga

Laçi iu rikthye dje përgatitjeve për ndeshjen me Lushnjën, ndërkohë që ashtu siç pritej është zhvilluar edhe analiza e përballjes së të hënës me Flamurtarin. Para se ekipi të zbriste në fushën e blertë, trajneri Mezani ka diskutuar me skuadrën mbi ato gjëra që nuk shkuan në ndeshjen me vlonjatët. Trajneri i kurbinasve u ka vënë në dukje lojtarëve faktin që në pjesën e parë nuk tregohet agresiviteti i duhur dhe skuadra luan më poshtë seç duhet. Kjo gjë është kërkuar të ndryshohet menjëherë që në ndeshjen e së shtunës me Lushnjën. Skuadra do të punojë gjatë këtyre ditëve për t’u përmirësuar në ato elementë të lojës ku u çalua me Flamurtarin dhe besohet te rezultati pozitiv në transfertë me verdhejeshilët. Me përfundimin e analizës, lojtarët kanë vijuar me programin stërvitor dhe është punuar kryesisht për të marrë ngarkesën e duhur fizike pas pushimit të bërë ditën e martë. Nën urdhrat e stafit teknik nuk ka qenë sërish mesfushori Kejvi Bardhi, që ka pasur një problem në trinë dhe iu rekomanduan disa ditë pushim nga mjekët. Ndoshta sot mesfushori kurbinas do të zbresë në fushën e blertë. Ndërkohë ende nuk ka një përgjigje për brazilianin Ademir Souza, që nuk u stërvit dje me skuadrën dhe pritet përgjigja për shkallën e dëmtimit, gjë që do të mësohet sot.

PLANI – Trajneri Mezani pritet të nisë provat e tij për të përcaktuar lojtarët që do të luajnë të shtunën në Lushnjë. Në rast se braziliani Ademir do të mungojë në këtë takim, me shumë mundësi do të luajë Fangaj në të djathtë, për t’i liruar vendin Qaqit në qendër të prapavijës. Gjithsesi duhet pritur për të parë se çfarë do të ndodhë. Në sulm zor të ketë lëvizje, me Rexhinaldon që do të jetë i vetëm në repartin e avancuar, me Nikën dhe Uzunin që do ta mbështesin nga krahët. Eskerda në mesfushë bëri mirë në ndeshjen e fundit me Flamurtarin, duke iu afruar golit në pjesën e parë, ndërkohë që ishte protagonist në rastin e fitimit të 11-metërshit që u dha barazimin kurbinasve. Lushkja është i gatshëm, ashtu si lojtarët e tjerë të këtij pozicioni, Jonuzi, Kallaku e Smaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online