PSG-ja ka barazuar me rezultatin 2-2 në sfidën e fundit në kampionat kundër Troyes-it. Kjo përballje pati një moment të veçantë gjatë saj, teksa kamerat kapën portierin kundërshtar duke komunikuar diçka me Neymar-in përpara ekzekutimit të penalltisë nga ky i fundit.
Në media tashmë është zbuluar edhe biseda mes tyre. Neymar-i ma marrë kërkesën më të çuditshme në karrierën e tij, pasi Jessy Moulin i ka thënë: “Ney, nëse e pres (penalltinë), jam një yll. Të lutem, më thuaj të paktën në cilën anë do të gjuash. Nëna ime, babai im, vëllezërit e mi dhe gruaja ime po shikojnë dhe unë do të doja që ata të jenë krenarë për mua”.
Fjalët e portierit të Troyes-it kanë bërë sulmuesin brazilian të qeshë, por nuk e kanë tunduar ti plotësonte dëshirën. Neymar-i u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metrave, duke shënuar kështu për PSG-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/