Tenistja gjermane Anzhelik Kerber është shpallur fituese e turneut të “Wimbledon”. Kerber mundi në dy sete 6-3, 6-3, amerikanen Serena Uilliams, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon gjatë vitit 2018, ku dy muaj më parë triumfoi dhe në Grand Slam-in “Roland Garros”.
Suksesi në “Ëimbledon” është i pesti i Grand Slam në karrierën e Kerber dhe i pari në “Ëimbledon”, që ishte turneu i vetëm, ku ajo nuk ishte arritur do ta fitonte më parë. Në finalen e femrave ishin të pranishëm shumë persona të famshëm si Luis Hamilton dhe gruaja e princit Herri.
Duartrokitje të shumta kanë shkuar dhe për legjendën Serena Uilliams, e cila arriti të rikthehej në maja pas një viti larg fushave të tenisit, për shkak të shtatzënisë dhe problemeve të shumta shëndetësore që e shoqëruan pas lindjes së vajzës saj. “Jam e kënaqur q?7 arrita deri në finale. Sot luajta për të gjitha nënat e kësaj bote”, tha 36-vjeçarja në përfundim të takimit.
The moment @AngeliqueKerber won #Wimbledon for the first time ?#TakeOnHistory pic.twitter.com/GsySRMNXaq
— Wimbledon (@Wimbledon) July 14, 2018