Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Teksa është folur për ndeshjen që Partizani fitoi ndaj Lacit, Kabo nuk e ka pëlqyer aspak ekipin kryeqytetas, pavarësisht tre pikëve të grumbulluara. “Partizani? Fitorja i jep gëzim, por fitorja nuk më pëlqeu.
Më duket ekip i dobët Partizani, pa balanca. Kam folur gjatë edhe me trajnerin, paqendrueshmëria në formacion. Ka minuta të tëra që luajnë 7 lojtarë e gjysmë, por 2 lojtarë e gjysmë ecin. Keqardhje se është ekipi i zemrës, por duhet të jemi realist. Laci më pëlqeu shumë sesi luajti”, tha Kabo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/