Pas ndeshjes, për RTSH, Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U-21 u shpreh: “Më vjen keq, sepse luajtëm një ndeshje të mirë, ushtruam presion, krijuam lojë. Ekipi ynë është shumë i mirë, por sot vetëm fati nuk ishte me ne. Sot kishim 8 mungesa të rëndësishme, por skuadra u soll mirë dhe bëri gjithçka si duhej, ndaj një kundërshtari që u mbrojt me të gjitha forcat. Edhe kartoni i kuq na prishi shumë punë, sepse po dominonim dhe në fund do ta shtonim edhe më shumë presionin.
Ne kemi shumë talente, nuk jam i shqetësuar për të ardhmen. Skuadra U-21 ka shumë lojtarë, edhe ekipet U-19, U-17 dhe tani që është krijuar edhe U-15, kanë lojtarë me shumicë dhe kombëtarja e madhe ka të ardhme të sigurt. Vetëm unë kam rreth 80 lojtarë në listë për t’i ndjekur dhe studiuar. Po të kishim sot në dispozicion gjithë lojtarët e dëmtuar, do të ishte një ndeshje tjetër dhe jam i bindur që do të fitonim. Kjo na ndëshkoi jo pak, sepse bëmë ndryshime në formacion e në vendosje”