Shqipëria do të përballet ndaj Islandës dhe Israelit në takimet e shtatorit, ku mbyllet historia e Ligës së Kombeve. Në ditën e sotme ka dalë në konferencën për shtyp edhe Kristjan Asllani, mesfushori që është pjesë e Interit.
“Israeli është ekip i fortë, por unë mendoj se kemi shumë shanse të fitojmë dhe të marrim tre pikët. Nuk kam luajtur te Interi, është normale, jam 20 vjec. Kam para një lojtar si Brozovic dhe po mësoj shumë nga ai. Duhet të kem shumë durim. Kur jam në Kombëtare, mendoj vetëm për Kombëtaren”, tha Asllani. /Sport Ekspres/