“Kemi parë disa video regjistrime të Partizanit”, trajneri i Saburtalos nuk dorëzohet: Le të fitojmë në Shqipëri, të hyjmë dhe të luajmë futbollin tonë

Trajneri i Saburtalos, Nozadze, nuk është dorëzuar sa i përket objektivit të kualifikimit në turin e dytë të Conference League. Ekipi i tij do të humbiste në shtëpi kundër Partizanit me shifrat 0-1, atje ku vendosi goli i Tedi Carës. Por te gjeorgjianët janë të bindur se historia nuk është mbyllur dhe ka ende shumë për të diskutuar në Shqipëri.

“Ne pamë disa regjistrime të ndeshjeve të kundërshtarit, duke përfshirë edhe miqësoret. Ne e dinim se ata do të luanin në mbrojtje. Tani mendoj se do të na sulmojnë më shumë, megjithëse jemi gati edhe për këtë. E dimë gjithashtu që tifozët vendas do ta mbështesin, por ne do të dalim dhe do të luajmë futbollin tonë.

Ajo që kishim planifikuar në ndeshjen e parë nuk u realizua plotësisht, megjithëse gjithçka do të vendoset sot në fushë. Të mundohemi që në shumën e dy ndeshjeve të dalim fitimtarë dhe të kalojmë në fazën tjetër. Na pret një ndeshje e vështirë, por duhet të mposhtim kundërshtarin dhe të dalim fitimtarë”, tha trajneri i Saburtalos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online