VIDEO/ Jose Mourinho futet në fushë për t’u konfrontuar me lojtarët e Sunderland në miqësore, bëri faull të papranueshëm për një ndeshje të tillë

Jose Mourinho u gjend në qendër të vëmendjes pas ndeshjes miqësore ndërmjet Romës dhe Sunderlandit. Në fund, Roma fitoi 2-0, me golat e shënuar nga Felix Afena-Gyan dhe Nicolo Zaniolo. Megjithatë, detaji që shënoi këtë ndeshje ndodhi në fund të pjesës së parë dhe në qendër të vëmendjes ishte Mourinho. Përkatësisht, në një aksion, Luke O’Nien ka bërë faull të rëndë mbi mbrojtësin, Roger Ibanez, gjë që ka zemëruar shumë Mourinhon dhe ndihmësit e tij, të cilët më pas kanë dalë në fushë.

Mourinho fillimisht shkoi për të parë nëse Ibanez ishte i lënduar rëndë dhe më pas i kërkoi arbitrit që të përjashtonte O’Nien nga kjo lojë sepse faullet e tilla janë të papranueshme në ndeshjet miqësore. Mirëpo, lojtari i Sunderlandit ka marrë vetëm një karton të verdhë, por ka mbetur në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë për shkak se trajneri i klubit anglez ka vendosur ta nxjerrë nga loja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online