“Kemi kohë të provojmë të rinjtë”, Reja i jep lajmin e mirë talentit kuqezi: Memushajn e zëvendëson Laçi

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Minsk, ku do të luajë edhe sfidën e parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve. Një ditë përpara ndeshjes trajneri i kuqezinjve, Edi Reja, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp së bashku me kapitenin Hysaj, ku kanë shuar kureshtjet e gazetarëve të pranishëm.

“Objektivi është të fitojmë. Nuk do të bëj eksperimente. Do të luajmë me shumë mundësi të zakonshmit. Kemi humbur edhe miqësoret në mars. Do të kemi kohë edhe për të provuar lojtarët e rinj. Nuk më pëlqen gjendja fizike. Ajo që më pëlqen është grupi. Kanë gjetur harmoni. Ka raport të mirë mes lojtarëve dhe stafit teknik, kjo është shumë e rëndësishme. Shoh që kjo Shqipëri punon bashkë dhe mirë.

Kemi disa të rinj që kanë cilësi, por ndeshja është dicka tjetër dhe stërvitja dicka tjetër. Mbetet për t’u parë. Memushaj është pak i vështirë të zëvendësohet, sepse ka shumë kualitet. Do na mungojë shumë. Mund të provojmë Lacin, por edhe ai ka pasur disa probleme dhe nuk e dimë nëse do të jetë gati. Nëse jo, atëherë do të zgjedhim Abrashin, megjithëse kanë karakteristika të ndryshme. Hysaj është një lojtar që vrapon shumë. Ka luajtur me Napolin edhe është në formë të mirë, madje ka shënuar edhe gol. Në Kombëtare do të mbulojë krahun e majtë.

Mund të shikojmë edhe një dyshe Cikalleshi dhe Sadiku. Sadiku lëviz bukur dhe ka një nuhatje për gol. Balaj ka bërë 3 gola, është shfaqur në fomrë shumë të mirë në stërvitje. Nuk më shqetëson reparti i sulmit. Me presidentin folëm më shumë për situatën e tanishme. Për objektivat e kemi folur shumë më parë. Shqetësim i imi është që kemi vetëm 3 zëvendësime që është shumë pak. Do të kisha dashur të kishim nga 5 zëvendësime“, ka thënë Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online