Gazetari e quan miqësore me Shqipërinë, trajneri i Bjellorusisë: Nuk ka miqësore këtu, i kemi studiuar mirë

Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e nesërme me Bjellorusinë, për të ngritur kështu siparin e sezonit të ri të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kërkojnë fitoren për ta nisur mbarë rrugën drejt objektivit të tyre, megjithëse të njëjtin synim ka edhe kundërshtari.

Trajeri i blellorusëve, Mikhail Markhel, ka dhënë sot, një ditë përpara ndeshjes, konferencën për shtyp. Në radhët e gazetarëve të pranishëm duket se kishin nga ata që e konsideronin takimin kundër Shqipërisë më tepër si një miqësore, pavarësisht se i të njëjtit mendim nuk është Markhel. Jo vetëm që nuk e nënvlerëson ndeshjen e radhës, por e ka përgatitur me seriozitet, duke studiuar mirë kuqezinjtë.

“Është e qartë se kakakteri i ndeshjes me Shqipërinë është miqësor? E kam shprehur edhe më herët qendrimin tim për ndeshjet e Kombëtares. Nuk ka ndeshje miqësore këtu. Për më tepër, kemi Ligën e Kombeve dhe përmes këtij kompeticioni mund të arrish kampionatet kryesore. Prandaj e konsiderojmë ndeshjen e radhës si zyrtare.

Kemi marrë takimet e fundit të Kombëtares shqiptare si bazë. Ka kaluar shumë kohë që kur kundërshtarët kanë luajtur, por Shqipëria gjithnjë ka përdorur të njëjtën skemë. Mendoj se asaj do i përmbahen edhe në takimin me ne. Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’a studiuar kundërshtarin dhe të ndërtojmë strategjitë e taktikat tona”, ka deklaruar Mikhail Markhel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online