“Po nxjerrim talente që i kërkon Serie A“, Hysaj i beson të rinjve të Kombëtares: Po i japim një dorë ne të vjetrit

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Minsk, ku do të luajë edhe sfidën e parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kombeve. Një ditë përpara ndeshjes trajneri i kuqezinjve, Edi Reja, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp së bashku me kapitenin Hysaj, ku kanë shuar kureshtjet e gazetarëve të pranishëm.

“Dua të falenderoj Mavraj dhe Bashën për atë që kanë dhënë për Kombëtaren. Por do të ketë ikje dhe ardhje të reja. Ne po nxjerrim lojtarë të rinj që po kërkohen në Serie A nga klube të rëndësishme. Të rinjtë po mundohemi t’i fusim në grup. Po i japim një dorë ne të vjetrit. Ata janë profesionistë që e kuptojnë si lëvizin në Kombëtare dhe janë përshtatur mirë. Forma ime nuk është 100% sepse kam vetëm 1 javë që kam filluar stërvitjen.

Këtë besoj do kemi problem, formën fizike, pasi kundërshtari ka kohë që ka nisur stërvitjen. Kam provuar shumë role të ndryshme me Napolin dhe Kombëtaren. Me eksperiencën që kam e kuptoj si duhet të lëvijz dhe të luaj, di të përshtatem. Është e rëndësishme ta fillojmë me këmbë të parë. Tre ndeshjet e para duhet të luftojmë për 3 pikët“, ka thënë Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online